“Do të jesh gjithmonë në vendin e dytë”, Sara tregon ‘shqetësimin’ e saj me DJ PM dhe jep një mesazh për vajzat beqare.


“Do të jesh gjithmonë në vendin e dytë”, Sara tregon ‘shqetësimin’ e saj me DJ PM dhe jep një mesazh për vajzat beqare.

Blogerja Sarah Berisha dhe DJ PM janë një nga çiftet më të pëlqyer. Dyshja janë takuar brenda shtëpisë “BBVIP” dhe pas përfundimit të spektaklit kanë vazhduar romancën e tyre, ku duket se tashmë gjërat po shkojnë mirë.

Por ndonjëherë në një lidhje ka disa momente që mund të mërzitin një nga partnerët dhe kështu ka ndodhur me Sarën së fundmi.

Blogerja ka ndarë shqetësimin e saj me fansat e saj, ku ka dhënë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për vajzat që janë ende beqare.

Sipas ish-banores, vajzat duhet të gjejnë një partner që nuk e do futbollin ose përndryshe do të jenë në vendin e dytë dhe kjo gjë nga Dj PM, blogeres duket se nuk i pëlqen fare.

“Ky i imi është super i mërzitur që Milani shkon 1 me 1 ose nuk e di. Një mesazh për ju vajza që jeni beqare, mos gjeni një të dashur që të dojë futbollin, sepse gjithmonë do të jeni në vendin e dytë.” – shkruan Berisha në një postim në InstaStory.

Kujtojmë që pak javë më parë Pajtimi i bëri një shaka Sarës. Teksa dyshja ishin të ftuar në dasmën e një miku të saj, në një moment, artisti iu afrua asaj me një kuti unaze të ulur në gjunjë për t’i propozuar, por gjithçka ishte një lojë dhe blogerja dukej po aq e emocionuar sa ajo. në panik në ato momente.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *