




Nga moderimi te aktrimi! Debuton për herë të parë si aktore, zbulohet roli që do të ketë Arbana Osmani në filmin e Eduart Grishaj (FOTO)





“Takimi ynë i parë për këtë sezon do të jetë në…kinema,” shkroi moderatorja Arbana Osmani në Instagram, ku njoftoi se do të luajë një rol të vogël në filmin që pritet të transmetohet së shpejti, “Sofia”.
Dhe së fundmi është zbuluar edhe roli që do të ketë moderatorja në film. Faqja zyrtare e filmit ka publikuar një foto-album në Instagram, kur prezantojnë Arbanën zyrtarisht si pjesë e kastit të aktorëve.
“Prezantuesja televizive Arbana Osmani do të aktrojë si vetja në një paraqitje speciale në “Sofia” që do të shfaqet në të gjitha kinematë më 3 nëntor”– thuhet në mbishkrimin, ku zbulohet edhe data e premierës.