Fifit ia vjedhin telefonin, ka disa fjalë për të thënë pas këtij gjesti


Fifit tash e disa ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja zbuloi se kishte udhëtuar së bashku me partnerin e saj, Adis Patushi. Mirëpo, së fundmi, ajo është përballur me një ngjarje të pazakontë.
Këngëtarja ka zbuluar se ka rënë prej e një vjedhjeje në Manhattan.

Përmes një postimi në Instastory, ajo ka bërë me dije se i kanë vjedhur telefonin.

“Loçkamana. Telefoni im është vjedhur midis Manhattan. Kështu që kushdo që tenton të më shkruajë ose të më thirrur mos u lodhni. Derisa të vij në Tiranë, Fifi është pa numër”, ka bërë me dije ylli i muzikës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *