Gjendja e Borës pas “DWTS”, “ia këput shpirtin” Donaldit


Mbrëmja e 14 tetorit shënoi natën e dytë të “Dancing With The Stars”.

Dhe e merrni me mend cili ishte i “ftuari” surprizë që qëndroi në prapaskenë gjatë gjithë spektaklit?Po, po sërish Donald Veshaj.

Aktori nuk ka preferuar ta lërë vetëm as në këtë natë partneren e tij, Bora Zemanin.

Madje ai është përpjekur të kuptojë edhe sakrificat e moderatores, duke qëndruar gjithë natën në majë të takave.

Pas spektaklit, Donaldi ndau një foto ku dukeshin këmbët e Borës të lënduara nga takat.

“Gjynah,”- shkroi Veshaj krahas Instastory-t.

Nuk e dimë sa vërtetë Donaldi e ka ndjerë atë dhimbje, por vajzat jemi të sigurtë që e kuptojnë më së miri.

Kujtojmë që Bora me Donaldin prej disa kohë kanë rregulluar marrëdhënien e tyre, ku për herë të parë u shfaqën haptazi për publikun në “Sunny Hill Festival” në Tiranë.

Që nga ky moment dyshja nuk i kanë shpëtuar syrit të publikut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *