




Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, ka martuar djalin e saj të vetëm, Arbrin. Dasma e tij me Erzën mori vëmendje të madhe, nga ku dolën video të shumta. Këngëtarja Fejza me bashkëshortin e saj ishin tejet të lumtur dhe falënderuan të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan këtij gëzimi familjar, shkruan pemajetes.com.





Dasma e madhe e djalit të Shkurte Fejzës u komentua shumë dhe mori vëmendje të madhe. Të ftuar në dasëm ishin shumë fytyra publike dhe kolegë nga estrada shqiptare e këngëtares si dhe familjarë të saj.
Por, në këtë dasmë nuk ishte e ftuar një nga shoqet e saj të fëmijërisë, pra Shyhrete Behluli, pasi që ka kohë që ato nuk flasin njëra me tjetrën.





Pas shumë lajmeve të mediave rozë për mos ftesën e Shyhrete Behlulit, vajza e kësaj të fundit, Engji, ka reaguar për herë të parë. Ajo në rrjetin e saj social në instagram ka publikuar një foto, ku shihet pa grim. Sipas mediave rozë, kjo paraqitje e saj është një replikë se familja e saj nuk është ftuar në dasmën e shkurte fejzës.