“Adoleshenti i famshëm i Tik Tok’ut”, që u intervistua nga Gani Gërmia- Ky është burri i Ikballe Hudutit


Ikballe Huduti ka shokuar opinionin me deklaratën e saj se ia ka gjetur dy gra burrit të saj.

Rrjeti është duke vluar me komente e reagime nga më të ndryshmet.

Por, kush është burri i Ikballës qe u shpërblye me dy gra tjera nga bashkëshortja e tij, Ikballe Huduti.

Ai është një personazh i famshëm edhe në Tik Tok.

Prezenca e tij e madhe në rrjetin që llogaritet për të rinjtë kishte marre vëmendjen e komedianit Visar Dërmaku, të njohur si Gani Gërmia.

Dërmaku kishte berë një intervistë me burrin e Hudutit.

Ajo intervistë kishte shkaktuar shumë të qeshura.

Visar Dërmaku, i njohur si Gani Germia kishte intervistuar burrin e teologes, Ikballe Huduti, e cila po befason me deklaratat shokuese në lidhje me martesat.

Burri i Ikballes, Asllan Huduti, intervistën tek Gani Gërmia e kishte nisur me një citat në gjuhën arabe.

“Personi, i cili nuk brengoset për telashet e popullit nuk ja vlenë as njeri ta quan” – thotë ai.

Në videon e publikuar, shihet qartë se si gazetari tallej me Hudutin, teksa ironikisht i kishte thënë se batutat e tij të shkrijnë së qeshuri, dhe i njëjti vazhdon me të njëjtën tendencë për të treguar shaka të ndryshme.

Ndër shumë batuta që tregoi Huduti ishte edhe njëra për vjehrrën dhe nusën.

“I thotë vjehrra doktorrit se nusës po i dhem barku.

Ai i thotë oj teze shko te mjeku se nusja duhet me lind djal.

Ajo ja kthen qysh more para tre muajve u martu.

Pastaj ai ia ktheu jo veç beba e parë lind 3 muajshe, tjerat 9”.

Huduti përmendi edhe rastet kur njerëzit e ndalin në rrugë për fotografi: “Kam respekt e dashuri për popullatën.

Ka pasë raste kur e kanë ndalë gruan për me pyet nëse ka mundësi me mua për një foto”./insajderi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *