




Mbrëmjen e sotme në “Dance Albania”, Alketa Vejsiu u shpreh se i mungon “Xing me Ermalin” dhe se nuk e kupton pse Ermal Mamaqi u largua.





“Dëgjo, na mungon ai “Xing me Ermalin”, nuk e di pse ike nga Klani, ishe dhe komshi shumë i mirë të betohem”, i tha ajo producentit.
Ai u përgjigj se tashmë është shumë vonë, sepse në vend të tij do të vijë Luana Vjollca.
Ermal Mamaqi: Tashmë është tepër vonë, Alketa.
Alketa Vejsiu: Asnjëherë nuk është vonë, kurrë mos thuaj kurrë.
Ermal Mamaqi: Tani, o unë o Luana këtu.





Alketa Vejsiu: Po pse, Klani është i madh, ka vend për të gjithë.
Ermal Mamaqi: E di, po nuk më pëlqen shumë parkingu.