Shkurte Fejza zihet ‘ngushtë’ nga kjo pyetje e gazetarit


Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, ka martuar djalin e saj të vetëm, Arbrin. Dasma e tij me Erzën mori vëmendje të madhe, nga ku dolën video të shumta. Këngëtarja Fejza me bashkëshortin e saj ishin tejet të lumtur dhe falënderuan të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan këtij gëzimi familjar, shkruan Korrespodenti.

Dasma e madhe e djalit të Shkurte Fejzës u komentua shumë dhe mori vëmendje të madhe. Të ftuar në dasëm ishin shumë fytyra publike dhe kolegë të këngëtares. Ekipi i emisionit “Mirage” ka qëndruar nga afër dhe ka sjellë atmosferën dhe detaje më të hollësishme. Një prononcim e dha edhe këngëtarja Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj. Ata kishin një kërkesë për çiftin, dhe këngëtarja foli për raportin e saj me nusen.

Pas dasmës, Shkurte Fejza është pyetur se çfarë dhurate i ka bërë djalit dhe rejesë për martesë. “Ne jemi dhurata. Çdo gjë që kemi është në disponim të fëmijëve Të mi”, ka thënë Shkurtja, duke lënë të nënkuptohet se nuk ka bërë ndonjë dhuratë të veçantë.

Kujtojmë se natën kur e martoi djalin, këngëtarja Shkurte Fejza nuk kishte postuar asnjë foto të dasmës. Mediat rozë, këtë veprim të këngëtares e kanë vlerësuar si një veprim për t’u dalluar nga Shyhrete Behluli, që ahengjet familjare i bën gjithmonë mediatike?.

E vajza e Shkurtës, Gresa Behluli, atë natë ka publikuar një pamje, ku tregon se si po duken ajo dhe motra e saj Agnesa. Dy motrat bukuroshe, kanë shkëlqyer në dasmën e vëllait të ture.

Në organizimin madhështor në vëmendje ishin edhe vajzat e këngëtares popullore, Gresa, Besiana dhe Agnesa. Së fundmi, ka qenë artistja Gresa që ka postuar një imazh nga dasma ku kanë pozuar të tre motrat.

Të treja në veshje elegante me fustana unik, po shkëlqenin derisa kishin pozuar duke buzëqeshur ëmbël.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *