“Shumica e banorëve të Xhenetit janë të varfrit, ndërsa shumica e banorëve të Xhehnemit janë gra!”, tregon imami Labinot Maliqi


Imami i njohur nga Prishtina, Labinot Maliqi, njihet për opinionin si një hoxhë i moderuar, i cili është mjaft aktiv në skenën mediatike në vend. Ai, së fundmi kishte edhe kërcënime për jetë nga një ekstremist nga Maqedonia, për shpjegimet e tij më liberale të islamit.

Por, imami Maliqi shpesh herë bën edhe disa postime, të cilat për këndvështrimin kohorë, mund edhe të keqkuptohen. Një ndër to, është edhe postimi i tij i fundit, ku në profilin e tij në facebook, ka postuar një hadith të profetit Muhammed, ku thuhet se shumica e banorëve të Xhennetit do të jenë të varfrit, ndërsa shumica e banorëve të Xhehnnemit do të jenë gra.

“Shumica e banorëve të Xhenetit janë të varfrit, ndërsa shumica e banorëve të Xhehnemit janë gra!”, ka shkruar Maliqi, duke iu referuar se kjo është një thënie e Profetit Muhammed.

Ai, nga një komentues është pyetur edhe për transmetuesin e këtij hadithi, dhe ka treguar se ky hadith gjendet në Sahihun e Buhariut, 6449.

Maliqi, nuk ka dhënë ndonjë shpjegim rreth kontekstit apo interpretimit të këtij hadithi, por vetëm e ka publikuar në profilin e tij në facebook. /Korrespodenti


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *