E njihni këtë vogëlushe? Sot është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar


E njihni këtë vogëlushe? Sot është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar

Vogëlushja në foto është një personazh shumë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar. Ajo është moderatorja Einxhel Shkira, e cila pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” fitoi akoma më shumë zemrat e publikut.

E njihni këtë vogëlushe? Sot është një nga

Ndërkohë fotografia në fjalë është publikuar nga vetë Einxhel gjatë një bisede me ndjekësit në “Instastory”, ku një prej tyre i ka kërkuar një foto nga fëmijëria.

Kujtojmë se Shkira është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë me partnerin e saj, Dagz.

Einxhel dhe Dj Dagz u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku krijuan edhe një lidhje dashurie. Teksa shumë shpreheshin se ata do të ndaheshin pasi të mbaronte BB VIP, ata jo vetëm se janë më të dashuruar por edhe po presin fëmijën e tyre të parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *