




Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, ka martuar djalin e saj të vetëm, Arbrin.





Dasma e tij me Erzën mori vëmendje të madhe, nga ku dolën video të shumta, këngëtarja Fejza me bashkëshortin e saj ishin tejet të lumtur dhe falënderuan të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan këtij gëzimi familjar.
Për T7, Shkurte Fejza shprehu gëzimin e saj dhe njëherësh pati një kërkesë nga çifti “Uroj që së më shpejt të më bëjnë gjyshe”, tha këngëtarja e njohur.





Në këtë aheng familjar të pranishëm ishin emra të njohur të muzikës e politikës, si: Ilir Shaqiri, Remzie Osmani, Mihrije Braha, Gili, Miranda Hashani, Ramush Haradinaj, Lulzim Basha etj