




“Elvanën E Kam Mike Zemre, Kurse Beatrix…”/ Besa Kokëdhima Zgjedh Mes Dy Këngëtareve





Besa Kokëdhima kohët e fundit ka vendosur mos të jetë shumë prezante në jetën publike ndonëse në rrjetet sociale ajo është shumë aktive dhe ndan me ndjekësit e saj detaje nga jeta profeesionle e jo vetëm.
Ajo po jeton mes Shqipërisë dhe Francës, ku po punon për projekte të shumta teksa ditën e sotme është shfaqur si rrallëherë edhe në një intervistë.
E pyetur se me kë do bashkëpunonte mes Beatrix Ramosajt dhe Elvana Gjatës ajo zgjodhi këtë të fundit duke u shprehur se e ka mike zemre prej vitesh, gjithsesi, Besa foli me superlative edhe për Beatrix.
“Beatrix e kam xhan nga distanca, nuk e kam takuar asnjëherë. Duket një vajzë me një zemër shumë të mirë. Dhe është një artiste interesante, një vajzë shumë e bukur. Elvana përveçse është një artiste e mrekullueshme, e kam mikeshë prej shumë vitesh. Mikeshë zemre. Kështu që Beatrix nuk do mërzitej që unë të thoja Elvanën në këtë pikë”.– deklaroi Besa./panorama