




Do të konkurrojë për në Eurovision? Habit me përgjigjen Elvana Gjata





Elvana Gjata ka sqaruar se nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës. “Nuk konkurroj këtë vit për Eurovision”, ka shkruar këngëtarja në Instastory. Ishte faqja “Eurovision Kosovo” që shkroi përmes një postimi se nga burime jo zyrtare kishte mësuar se ajo dhe Dhurata Dora synonin Eurovisionin.
Do të konkurrojë për në Eurovision? Habit me përgjigjen
Dyshimet u shtuan pasi menaxheri i Dhuratës, Ilir Balija i bëri “like” këtij postimi, veprim që u mor si një konfirmim për duetin e tyre. Kujtojmë që Elvana mori pjesë para disa vitesh në Festivalin e Këngës, vit që u shoqërua me polemika pasi ajo u rendit në vendin e dytë pas Arilena Arës.