




“Bëmë nënë te të ngjaj”, Shyhretja e Njomza po duken si binjake në ndejën e fundit





Shyhrete Behluli, është ndër këngëtaret me të dashura për publikun shqiptar.
Ajo është mjaftë aktive në shumë dasma e ahengje brenda dhe jashtë vendit.
Krahas muzikës, Shyhretja është shumë aktive edhe në rrjetet sociale ku bën postime nga përditshmeria e saj, përcjell ORAinfo.
Këngëtarja se fundmi ka qenë e ftuar në një ndeje me vajzën e saj të madhe, Njomzën.
Ato kanë publikuar edhe një fotografi ku tregojnë ngjashmërinë e madhe që kanë nënë e bijë.
Si Shyhretja dhe Njomza po duken shumë mirë në përqafimin e njëra – tjetrës.
Në këtë imazh ato po duken si binjake e jo si nënë e bijë. /ORAinfo/