




Epike! Shkuan Në Kinema Por Genci Ishte I Vetmi Mashkull Në Sallë, Ja Cilin Film Kishte Zgjedhur Eni





Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë.
Çifti që po presin një vajzë nuk kanë qenë aktiv në skenën muzikore gjatë kësaj periudhe por kohë pas kohe njoftojnë ndjekësit me detaje interesante nga përditshmëria e tyre.
Së fundmi ka qenë Genci që ka zbuluar se bashkë me Enin shkuan në kinema por ai ishte i vetmi mashkull në sallë.
Kjo përshkak se këngëtarja ka zgjedhur të shikojnë filmin e ri të sapo publikuar “Ticket to Paradise”, që i përket zhanrit komedi romantike, zhanër jo i shikuar shumë nga meshkujt.
“Eni sot i mori dy bileta për knema. Filmi: Ticket to Paradise Jam i vetmi mashkull në sallë”, ka shkruar Genci duke shkaktuar të qeshura tek ndjekësit e tij.
Filmi ka në rolet kryesore Julia Roberts dhe George Clooney, fakt që si duket nuk u ka bërë përshtypje meshkujve të tjerë shqiptarë./afterparty/