Moderatorja Shqiptare Tregon Pse I Mban Djemtë Larg Rrjeteve Sociale


Moderatorja Shqiptare Tregon Pse I Mban Djemtë Larg Rrjeteve Sociale

Xhemi Shehu ishte së fundmi e ftuar në “Wake Up” ku foli për rikthimin e saj në “Portokalli”, por jo vetëm.
Moderatorja tregoi dhe pse nuk i ekspozon djemtë në rrjete sociale.

Ajo tha se është supersticioze sepse sa herë publikon fotot të tyre në Instagram, ato sëmuren apo iu ndodh ndonjë gjë.

“Jo më larg se dje i nxora dhe nuk e di se çfarë pata. Nuk i kam postuar shumë. Kur ishin më të vegjël kam nxjerrë ndonjë foto me mendimin se rriten e do ndryshojnë, të paktën nuk do njihen e do mbahen mend. Më smureshin sa herë i nxjerrja në rrjetet sociale, nuk më hanin bukë, iu hipte temperatura. Dhe besoj shumë te kjo energjia. Qoftë për mirë, qoftë për keq ndikojnë tek ta dhe i kam hequr”, u shpreh Xhemi.

Kujtojmë se moderatorja është treguar gjithmonë shumë hermetike rreth jetës private dhe fotot me djemtë e saj janë të pakta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *