Vazhdon përplasja e fortë/ Ilir Shaqiri e dërgoi në shtëpi, Igli Zarka e ironizon në rrjet pas debatit të ashpër. Ja çfarë i shkruan


Igli Zarka ishte i eliminuari i mbrëmjes së djeshme në “Dance Albania”. Por ky eliminim nuk erdhi shumë natyrshëm, pasi ndodhi menjëherë pas një debati të ashpër të aktorit me kryetarin e jurisë, Ilir Shaqirin.

Pas performancës së aktorit, Zarka, Shaqiri i ka thënë se problemi i aktorit është se nuk di të vihet në lojë.

Kaq mjaftoi që të nisin kunjat mes tyre, duke arritur sa aktori t’i shprehet koreografit se ai përdor gjuhë rruge.

Por aktori nuk e ka lënë me kaq. Pasi ka “shkuar në shtëpi” ai ka bërë një reagim që duket mjaft thumbues në Instagramin e tij.

“Më në fund i lirë, por jo i LIRË”, ka shkruar aktori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *