Kush po thotë se Samedi e fiton “I’ts my home”?


Kush po thotë se Samedi e fiton “I’ts my home”?

Samed Feka është me dy këmbët në botën e televizionit, deshi apo jo publiku që ta shohë.

Tentativa e tij për të qenë fytyrë publike me apo pa meritë, tashmë është e realizuar plotësisht.

Nga “Detektivi” në “I’ts my love”, e tani në shoun real “I’ts my home”, ku shikuesit mund ta shohin në platformën “Youtube” në kanalin zyrtar të këtij shou 24/24, Samedi vijon të jetë protagonist, ani pse tejet i kryqëzuar.

I bullizuar, i “masakruar” nga komentet negative, i etiketuar edhe nga vetë banorët e tjerë, pa kredibilitet, ama sërish në shou, sepse siç thotë produksioni “publiku e do”.

Samed Feka është një nga mijëra njerëzit në Kosovë që me naivitetin e tyre famën e perceptojnë si diçka magjike, të jashtëzakonshme, si shpëtim nga çdo gjë.

Samedi e ka realizuar fjalë për fjalë dëshirën për të qenë i famshëm, por i ka hapur vetës shumë punë duke e ekspozuar deri në detaje karakterin e tij. Atë që dikur e kanë njohur thjesht si Samedi i filan fshatit a filan mëhallës, sot e njohin në pëllëmbë të dorës.

A do ti shërbej fama? A mund ta fitoi?

Gjithsesi, fitues apo jo, fama do të jetë faturë e shtrenjtë për Samed Feken.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *