




Rita Haziri, është një këngëtare e re në treg.





Ani pse ka pak kohë që ka hyrë në industrinë e muzikës, ajo ka arritur që shumë shpejtë ta bëjë për vete një numër të madh adhuruesish, shkruan ORAinfo.
E veçanta e saj është se ajo në këtë rrugë ka hyrë së bashku me të fejuarin, Fidan Gashi.
Dyshja kanë sjellë duetet e këngë të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.
Pas përfundimit të sezonit veror të ngarkuar me dasma dhe ahengje, Rita ka vendosur qe të merret me pamjen e saj.





Ajo se fundmi ka publikuar disa video nga salloni ondulimit.
E rregulluar bukur dhe e grimosur me stil, e dashura e Fidanit shfaqet mahnitëe në pamje. /ORAinfo/