




Reagimi epik i Donaldit pas imazhit të përbashkët me Bora Zemanin: Një hudhër për siguri





Donald Veshaj reagon pas imazhit të përbashkët me Bora Zemanin: Një hudhër për siguri.
Mbrëmjen e sotme (e martë) Bora Zemani bëri postimin e shumëpritur nga fansat me Donald Veshajn.
Dyshja që prej muajsh komentohen për një ribashkim duket se e thanë fjalën e tyre të fundit duke e konfirmuar romancën.
Një foto e tyre e përbashkët padyshim që do të merrte reagime të shumta dhe ashtu ndodhi brenda pak minutash u vërshua nga mijëra komente e pëlqime.
Nuk ka vonuar shumë dhe Donaldi ka ripostuar të njëjtin imazh në InstaStoryn e llogarisë së tij në Instagram.
Krahas postimit ku shihet me partneren e tij, aktori ka shkruar: Një hudhër për siguri”.
Ndërkohë, dyshen përveç që do t’i shohim me emisionet e tyre përkatëse në Top Channel, u bë e ditur se Bora do të jetë e ftuara e parën në sezonin e ri të “Më lër të flas”.