




Ishin banorë të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri “gozhdon” ish-konkurrentin: Ato që ndodhen brenda 4 mureve mbeten atje





Një nga përplasjet që është komentuar pafund në Big Brother Vip ka qenë ajo mes Ilir Shaqirit dhe Igli Zarkës.
Së fundi dy djemtë janë gjendur përballë në spektaklin e kërcimit “Dance Albania”, por me një ndryshim Ilir Shaqiri është kryetari i jurisë ndërsa Igli konkuron me personazhet e tjerë të njohur.
Edhe sonte nuk u kalua pa u përmendur përplasja mes tyre, por Iliri ushpreh se gjërat që kanë ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip mbeten atje ndërsa në show do t’i vlerësojë ashtu si duhet.
“Gjërat që ndodhin në një kontekst brenda 4 mureve të një shpie, mbeten aty.
Unë si Iglit dhe Valonit që kemi fjetur dhe kemi ngrënë bashkë, do ti vlerësoj pa asnjë lloj teklifi”, tha Iliri.