“Vendime të rëndësishme”/ Çfarë po paralajmëron? Moderatorja e njohur i bën “lëmsh” të gjithë me postimin e fundit (FOTO)


“Vendime të rëndësishme”/ Çfarë po paralajmëron? Moderatorja e njohur i bën “lëmsh” të gjithë me postimin e fundit (FOTO)

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’.

Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Vetëm pak më parë Fjoralba ka postuar në Instastory një foto të partnerit të saj të zemrës duke mbajtur në krahë një bebe, ku shkrimi në foto na ka bërë të dyshojmë për planet e tyre të ardhshme, duke vënë në dilemë për të pasur edhe ata një fëmijë së shpejti. Top Albania Radio shkruan se në foto bukuroshja shkruan:

“Foto si kjo mund të bëhen shkak vendimesh të rëndësishme!”

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. E teksa prej kohësh tanimë, dyshja jetojnë të lumtur së bashku mund që të presim një hap më të madh si përshembull një fëmijë prej tyre dhe pikërisht për këtë janë kuriozë ndjekësit, por duket se kjo nuk është në planet e bukuroshes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *