




Nora Istrefi dhe Robert Berisha ishin një nga çiftet më të përfolura vite më parë, mirëpo,dyshja ndanë rrugët pas 14 vitesh në krahët e njëri-tjetrit duke patur një nga ndarjet më të bujshme në showbizin shqiptar.Edhe pse ndarje e tyre ishte e qetë e pa skandale, kuriozitet i publikut ishte i madh, për më tepër, ish-çifti vendosi të kishte raporte të mira duke mbetur miq për hir të vajzës.





Ata janë shoqëruar shpesh bashkë nëpër pushime e jo vetëm, duke nxitur aludime për një rikthim të mundshëm, por gjithmonë këto zëra janë hedhur poshtë nga dy protagonistët, por, duket se lidhja e re e Robertit me Lauretën prishi balancat mes tij dhe ish-bashkëshortes.
Gjë që u reflektua edhe në rrjetet sociale ku ai dhe Nora filluan mos të ndiqeshin më. Për herë të parë pas disa vitesh nga ndarja, dy artistët patën një krisje në raportin e tyre shoqëror tanimë./panorama