Fotot e para, kështu duket Armina Mevlani si nuse


Në tjera detaje po zbulohen rreth dasmës së shumëpërfolur të Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës.

Këtë herë, e ka radhën fustani i shumëpritur i Arminës.

Anabel mëson se Armina do të hyjë në dasmë me këtë fustan që shihni në fotot e realizuara nga fotografi Armand Sallabanda.

Fustani është një krijim i stilistes së preferuar të saj, Vivienne Westwood. Më pas do të veshë dy fustanë nga dizajnerët shqiptarë Valdrin Sahiti dhe Festim Isufi.

Ata kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë në një ceremoni që do të mbahet në një agroturizëm në Shijak. Çifti është kujdesur për të gjitha detajet, përfshirë dekorin dhe menunë e dasmës, e cila do të jetë tradicionale shqiptare së bashku me pijet që janë prodhim i vendit tonë.

Në dasmë, përpos personazheve nga bota e artit, kulturës dhe televizionit, nuk do të mungojnë as figura të politikës. Atmosfera do të ndizet nga Marsela Çibukaj, Eranda Libohova, Vitore Matoshi dhe një surprizë.

Armina dhe Shkëlzeni u fejuan në tetor të vitit 2018, në një ceremoni intime. Ai i propozoi për martesë kohë më parë në liqenin e Como-s, Itali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *