“Donte të më puthte me zor në buzë”, moderatorja e njohur tregon momentin e sikletshëm me të ftuarën në emisionin saj


Gjatë mbrëmjes të së premtes, moderatorja Ester Bylyku, ka zbuluar një nga momentet më të sikletshme gjatë emisionit të saj “Glamour Zone”.

Në rubrikën ‘Pyetje Hot’, ajo i ka dhënë mundësinë të ftuarës ti bëjë një pyetje, te cilës duhej patjetër ti përgjigjej.

E ftuara e ka pyetur se cila ka qenë kërkesa më e çuditshme që i ka bërë një e ftuar.

Ester u shpreh se një e ftuar ka tentuar ta puthë në buzë me zor.

“Ka nga ato raste që ka të ftuara që nuk duan të bëjnë shoë, ka dhe nga ata që duan të bëjnë shumë shoë. Ka qenë një rast me dikë që ka qenë e ftuar në emision (vajzë) dhe më kërkoi të bëjmë shoë. I thash pa merak do të bëj pyetje të bukura. Në rregull tha, po unë kam një mendim më të mirë tha, do të të puth në buzë. I thashë jo dhe nuk e kam menduar,”-u shpreh Ester Bylyku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *