Parashikimi për stinën e dimrit në Evropë: Ja se çfarë dimri po na pret këtë vit


Shërbimi meteorologjik Severe Weather Europe ka dhënë parashikimin e parë të motit për Evropën gjatë dimrit. Pjesa më e madhe e kontinentit parashikohet të ketë më pak borë se zakonisht dhe kushte të ngjashme moti na presin si vitin e kaluar.

Parashikohet reshje mjaft të dobëta të borës dhe pjesa më e madhe e kontinentit pritet të ketë më pak borë se zakonisht.

Pavarësisht parashikimeve të tilla, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë borë. Mbulesa e borës parashihet në pjesën më të madhe të kontinentit në muajit shkurt të vitit 2023.

Sa i përket parashikimit të reshjeve, mund të shohim se Evropa ka një sinjal kryesisht mesatar të reshjeve, me disa zona më të thata në veri-lindje. Më shumë reshje parashikohen në Mesdhe.

Në Evropë priten temperatura mesatare të ajrit në perëndim, me ndikim të zonës së afërt me presion të ulët. Anomali më të ngrohta, pra temperatura pak më të larta se mesatarja, parashikohen në pjesë të Evropës Qendrore, duke u rritur drejt verilindjes.

“Duke parë parashikimin e probabilitetit të temperaturës mbi Evropë, ne shohim një model interesant. Pjesa më e madhe e kontinentit është në intervalin e temperaturave mesatare, me një probabilitet të vogël të temperaturave më të larta se mesatarja në pjesët qendrore”, sipas SWE.

Duke parë vitin e kaluar, parashikimi nga ky përditësim i shtatorit tregoi një model të ngjashëm.

“Këto parashikime japin një pasqyrë mesatare të tre muajve meteorologjik të dimrit (dhjetor-janar-shkurt) dhe tregojnë kushtet e përgjithshme mbizotëruese të motit. Edhe nëse modelet do të ishin 100 për qind të sakta, nuk do të thotë se këto kushte moti do të zgjasnin tre muaj”, vëren SWE.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *