Ed Manushi “shkel” rregullat, “kërcënon” kalimtarët duke ecur në trotuar me…(FOTO)


Ndonëse është ndër personazhet që më së shumti e shohim në televizion, mund ta quajmë ndër personazhet më private në jetën e tij. Edi Manushi prej vitesh është ndër ikonat televizive, që e ndan karrierën e tij mes sportit dhe formatit të ditës së diel që drejton.

Por teksa në panelet e tij preferon “t’i zbërthejë” të ftuarit, vetë ka zgjedhur të jetë hermetik. Gjithnjë i çlirët para kamerave dhe me batuta, jashtë tjetër është figura e Manushit. Asgjë nuk dihet për jetën e tij private dhe intervistat që ai jep janë kryesisht për karrierën e tij si moderator. Por, ajo që me siguri dimë është pasioni i tij për biçikletat. Si një qytetar i zakonshëm, Manushi është fotografuar në rrugët e Bllokut teksa lëviz me biçikletë.

Ndonëse e dimë që është një adhurues i sportit, nuk e dinim që në të përditshmen e tij, sporti ishte një mënyrë jetese. Ndoshta për të shmangur trafikun e zonës apo për të gjetur mundësinë për të bërë sport edhe në Tiranë, por zgjedhja e Manushit është sa praktike, aq edhe ekonomike. Por, ajo që kemi vënë re është shkelja që ai ka bërë.

Si shihet ai ka qenë duke pedaluar në rrugët e Bllokut, veçse moderatori nuk ka zgjedhur të ecë në korsinë e biçikletave, por në trotuar, ku kalimtarët kanë qenë të shumtë. Një gabim ky që në rastin më të keq mund të sjellë edhe në incidente, por mund të themi që ky nuk ka qenë rasti i Manushit. Ndonëse këto shkrepje të lënë një shije shumë të keqe kur i sheh nga një personazh publik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *