Kriset marrëdhënia mes Ilir Shaqirit dhe Lori Hoxhës, ç’ndodhi mes tyre


Duket se ka pasur një krisje të marrëdhënieve mes trashëgimtares së Top Channel, Lori Hoxhës dhe fituesit të BBV, Ilir Shaqirit.

Fillimisht u tha se Ilirin do e shihnim në jurinë e “Dancing with the stars”, por më pas u konfirmua se balerini kishte pranuar ftesën për të qenë në jurinë e “Dance with me” në TV Klan.

Së fundmi Lori ka hequr nga ndjekësit e Instagramit Ilirin dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe balerini, kështu është konfirmuar që mes tyre ka pasur një krisje të marrëdhënieve.

Ndërkohë, Lori ka vendosur që në krye të jurisë së Dancing With The Stars të vendosë balerinin e njohur, Kledi Kadiu, ajo e ka konfirmuar përmes një postimi në Instastory, ku ka falenderuar Kledin që pranoi ftesën e saj, Lori ka treguar edhe mënyrën se si është njohur me balerinin dhe që ishte pikërisht babai i saj, Dritan Hoxha që i ka prezantuar para shumë vitesh./Xing/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *