Getinjo reagon pas publikimit të këngës se Mozzik dedikuar Hanës


Mozzik ka qenë në qendër të vëmendjes ditën e sotme pasi publikoi këngën “Të dua” një dedikim i ëmbël për të bijën, Hana.

Përmes vargjeve reperi rrëfen historinë e komplikuar me Loredanën dhe dhimbjen për shkak se nuk jeton me të bijën, dhe një nga njerëzit që ia di më së miri dhimbjen Mozzik është vëllai i tij Getinjo.

Ndonëse vetë reperi nuk është baba ai ka një lihdje të ngushtë me vëllain e tij dhe janë të pandarë, ai e ka mbështetur publikisht në rrjetet sociale Mozzik duke shkruar se kjo këngë e ka bërë për të qarë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan: “Si fëmijë kam qarë. Inshallah të shoh më të lumturin në botë, vëllai im. Se zemër më të mirë dhe të pastër se ti as unë vetë s’e kam. Të dua!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *