




Arbnora Ademaj, aktorja e njohur shqiptare që po shkëlqen në fushën e aktrimit dhe jashtë vendit, ka ardhur në “Dance with me”, edicioni i shtatë në “Tv Klan” si konkurrente.





Ademaj ka treguar se ka lënë dy projekte të rëndësishme në Turqi për t’u bërë pjesë e spektaklit të vallëzimit, performanca e ish “Miss Kosovës”, modeles dhe aktores së njohur, është vlerësuar pozitivisht, duke e plotësuar edhe më tej spektrin e talenteve të saj.
Ermal Mamaqi si pjesë e panelit vlerësues e ngriti në piedestal aktoren, duke e konsideruar si gruan më të bukur shqiptare, ndërkaq vallëtari Ilir Shaqiri si zakonisht i ka kursyer komentet pozitive.





Ilir Shaqiri, njejtë si në “Big Brother Albania VIP”, edhe në “Dance with me”, po tregon njëfarë averzioni ndaj kosovarëve, ai, nuk ka dhënë komente pozitive as për performancat në vallëzim të pjesmarrëseve të tjera nga Kosova, Anita Haradinaj e Arta Nitaj./kosovarja