‘E Mira E Urta Jeme’, Remzie Osmani. E Përcjell Vajzën Në Aeroport Për Mërgim


Këngëtarja kosovare, Remzie Osmani vazhdon të jetë emër shumë i komentuar në shoë-bizin shqiptar.

Që kur u paraqit në skenë, ajo spikati me zërin e saj të veçantë, duke fituar kështu një numër të madh adhuruesish.

Ani pse ka kaluar kohë e gjatë, Remzia edhe këtë verë ka qenë shumë e angazhuar nëpër shumë dasma dhe ahengje familjare.

Se fundmi Remzija ka publikuar një foto ku shfaqet nga aeroporti i Prishtinës.

Duket që ajo ka dalë ta përcjell vajzën e saj, Riolën për mërgim, kjo e fundit është martuar kohë me parë dhe jeton jashtë vendi.

‘E mira e urta jeme’, ka qenë përshkrimi që Remzia i ka bërë kësaj fotoje. /ORAinfo/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *