Çfarë ndodhi mes Lori Hoxhës dhe Ilir Shaqirit, zbulohet pse u zëvendësua fituesi i ‘BBV’ me Kledi Kadiun


Fituesi i “Big Brother Vip”, Ilir Shaqiri duket se ka pasur një krisje të marrëdhënieve me Lori Hoxhës, pasi është larguar drejt një tjetër spektakli tjetër kërcimi.

Ndërkohë, Lori ka vendosur që në krye të jurisë së Dancing Ëith The Stars të vendosë balerinin e njohur, Kledi Kadiu.

Ajo e ka konfirmuar përmes një postimi në Instastory, ku ka falënderuar Kledin që pranoi ftesën e saj. Lori ka treguar edhe mënyrën se si është njohur me balerinin dhe që ishte pikërisht babai i saj, Dritan Hoxha që i ka prezantuar para shumë vitesh.

“I kam dhënë dorën për herë të parë Kledit në moshën 13 vjeçare kur im atë “detyronte” mua dhe @sarahoxhaaa te udhëtonim çdo dite pas shkolle për tu ushtruar te akademia e ti e baletit në Rome. Ne fjalët e tij, Kledi ishte balerini me i mire shqiptar dhe ne nuk mund te shkonim diku tjetër. Kledi nuk vinte shpesh aty, por një nga kujtimet e mia te para me te ka qenë pikërisht në një nga studiot e baletit teksa unë dhe dhjetëra vajza e djem përgatiteshim për shfaqje. Ai erdhi për të parë a do e nderonim dhe unë nuk ja hiqja sytë që te kuptoja a do më njihte kur të na kryqëzohej shikimi. Si çdo balerine aty (por ndoshta pak dhe prej dëshirës për protagonizëm që më karakterizonte ne adoleshence) doja te bija né sy te “balerini i famshëm i Mediaset”. Né te gjithë madhështinë e tij me modestinë me te madhe ai nuk ngurroi te me jepte atë që për çdo balerine është esenciale: te dali e para.

Sot, 16 vite më vone suksesi i Kledit nuk ka ndryshuar megjithatë rrethana jone nuk është me e njëjtë. Une nuk kërcej me (jo prej dëshirës por stafi i @dëts.albania nuk me do për ogur te mire ne premierën e tij) dhe ai nuk është këtu për te me gjykuar mua. Ai pranoi ftesën time dhe te Sara Hoxhës për te na u bashkuar në një tjetër shfaqje; atë qe unë ngulmoja që pas fitores time ne 2014 ta kisha pjesè tè Top channel dhe qe Sara po e sjelle ne jetë me nje skuadër fituesish si ne skene ashtu edhe në prapaskene”, ka shkruar Lori përmbi foton e Kledit.

Nga ana tjetër, ajo ka hequr nga ndjekësit e Instagramit Ilirin dhe e kundërta. Kështu është konfirmuar që mes tyre ka pasur një konflikt vërtetë seriozë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *