Fillon të bie bora e parë në Kosovë, ja në cilin qytet


Ashtu siç është paralajmëruar, në viset malore kanë nisur reshje bore. Fjollat e para të borës kanë rënë në Stankaj të Rugovës. Në fotografitë e dërguara në adrestë të MetoBallkan shihen reshjet e para estetike të borës në këtë pjesë të vendit.

Sipas Prishtina Weather, Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot më i ftohtë me vranësira dhe diell si dhe në orët e mëngjesit me kushte për mjegull nëpër ultësira. Temperaturat minimale zbresin deri në 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 5-10m/s.

Mbetet ftohtë dhe kryesisht me vranësira edhe të enjten e të premten, me mundësi për riga lokale shiu. Në fundjavë kryesisht me diell dhe rritej temperaturash.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *