Vejsiu pyet Mamaqin: Mundem të pres që nga Luana Vjollca të kem farë kosi tek dera kur ta kërkoj? Ja si përgjigjet producenti


Vejsiu pyet Mamaqin: Mundem të pres që nga Luana Vjollca të kem farë kosi tek dera kur ta kërkoj? Ja si përgjigjet producenti

Nisi mbrëmjen e sotme emisioni “Dance With Me” në Televizionin Klan nën drejtimin e moderatores Alketa Vejsiu. Në nisje të emisionit, moderatorja Alketa Vejsiu ka prezantuar anëtarin e jurisë, producentin, aktorin dhe moderatorin Ermal Mamaqin.

Mes shumë batutash, Ermal Mamaqi i cili vite më parë drejtonte emisionin “Xing” në Tv Klan, i ka kujtuar moderatores Alketa Vejsiu se dikur kanë qenë komshi bashkë, ndërsa pranë ambienteve ku zhvillohet “Dance With Me” do të mbahet emisioni më i ri nën drejtimin e moderatores Luana Vjollca. Në mbyllje të prezantimit të Ermal Mamaqit si anëtar jurie, Alketa Vejsiu i ka uruar suksese komshies së saj më të re, Luana Vjollcës e cila do të jetë pjesë e familjes së madhe të Televizionit Klan.

Alketa Vejsiu: Do të kemi një kasë fantastike, por ata që nuk do të ndryshojnë asnjëherë sepse VIP-at natë për natë do të eliminohen, do të jenë 3 bashkëudhëtarët e mij më të rëndësishëm, do të jenë 3 anëtarët e jurisë. I pari është komshiu im, për të cilin më ka marrë shumë malli. Bën shumë gjëra ai, është producent, këngëtar, aktor, sipërmarrës i suksesshëm, aktor, së fundmi dhe mentori, komshi i dashur: Ermal Mamaqi: Mirë se kthehesh.

Alketa Vejsiu: Komshi, të kanë zënë vendin komshi.

Emal Mamaqi: Jo, jo. Unë jam i lumtur që jam këtu tek ish-skena ime e vogël, por e rëndësishme është që kjo skena këtu është akoma këtu dhe është një lumturi e madhe që të jem me këtë publik që… Jo nuk u preka, bëra shaka.

Alketa Vejsiu: Mundem unë të pres që nga Luana Vjollca të kem farë kosi tek dera kur ta kërkoj?

Ermal Mamaqi: Më fal se dua të sqaroj diçka. 2 këtu në skena janë ankuar ndonjëherë për mua që isha këtu komshi dikur me Xing me Ermalin. Tani do shihni.

Alketa Vejsiu: Nuk ka komshi si ty. (Qesh)

Ermal Mamaqi: Tani do të më kërkoni. (Qesh)

Alketa Vejsiu: Nuk ka komshi si Ermal Mamaqi.

Ermal Mamaqi: Do të kënaqemi. Luana Vjollca suksese! Zbarko Luana Vjollca me stafin e ri të produksionit me një nga formatet e reja në Televizionin Klan. Bëjmë shaka gjithmonë./tvklan.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *