




Me shumë bujë ka nisur edhe edicioni i katërt i “Përputhen”. Veç dashurisë, ky format sjell edhe famë për personazhet, ndaj edhe konkurrentët, vit pas viti, duke e ditur këtë fakt angazhohen edhe më shumë për imazhin e tyre në televizion. Konkurrentja e parë e këtij viti ishte Xheni Brahaj.





Jemi të sigurt që sapo ajo u shfaq në publik, menduat ‘ku e kemi parë vallë’. E, në fakt, Xheni nuk është një emër krejt i panjohur për publikun.
Një emër i njohur në emisionin e ‘Top Channel’/ Njihuni
Në 2017, në versionin bionde, Xhenin e kemi parë te “Zonë e Lirë” me Arian Çanin. Atëherë në rolin e Sofi, Xheni krijoi famën e saj si imazh televiziv, ndonëse në një rol periferik.
Largimi i saj nga formati u shoqëruar me shumë bujë, duke lënë të kuptohet për probleme që ka pasur me stafin. Në atë kohë, vetë Xheni dha një intervistë, duke sqaruar se nuk kishte ndodhur asgjë dhe largimi kishte qenë si pasojë e angazhimeve të tjera.
Një emër i njohur në emisionin e ‘Top Channel’/ Njihuni
Por duket se pas kësaj eksperience, ditë edhe më të këqija e kanë shoqëruar Xhenin, e cila e kushtëzuar nga rrethanat është detyruar t’i drejtohet edhe organeve kompetente. Konkretisht, rreth 2 vite më parë, Xheni ka bërë një padi për përndjekje, për ish-partnerin e saj, që gjithashtu është një emër i njohur në showbizzin shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në verën e 2020, por duket se gjithçka është shuar pa shumë zhurmë dhe Xheni ka vijuar rrugëtimin e saj.





Një emër i njohur në emisionin e ‘Top Channel’/ Njihuni
Nga ana tjetër, ish-partneri i saj, një Dj i njohur, është liruar nga akuzat, duke vijuar jetën e tij, veç se këtë herë larg Xhenit.
Ngjarja është mbajtur e fshehur nga mediat, duke u zgjidhur gjithçka në një kohë të shkurtër.
Një emër i njohur në emisionin e ‘Top Channel’/ Njihuni
Duket se pas 2 vitesh nga historia e vështirë e dashurisë, tashmë Xheni është gati ta gjejë sërish atë, vetëm se këtë herë në sytë e gjithë shqiptarëve. Në puntatën e parë ajo u shpreh se kërkon një partner të pjekur, besnik, punëtor, mendjehapur dhe largpamës për synimet e veta.
Një emër i njohur në emisionin e ‘Top Channel’/ Njihuni
Xheni tha se ka pasur frikë për veten kur e imagjinonte në “Përputhen”, por ishte shoku i saj i ngushtë që e bindi të merrte pjesë. Pasi u largua nga Arian Çani, ajo u shpreh se tashmë ishte gati për t’u shfaqur ndryshe në sytë e publikut.





“Hoqa dorë sepse tashmë dua të shfaqem ndryshe në sytë e publikut, jo vetëm si një velinë e bukur”, tha Xheni.
Për një kohë të gjatë ajo u shkëput nga ekrani, por tani është rikthyer dhe mbetet të presim si do shkojë rrugëtimi i saj në “Përputhen”.
Një emër i njohur në emisionin e ‘Top Channel’/ Njihuni
“Emisioni ‘Zonë e Lirë’ ka qenë një nga shkallët e para të karrierës sime. Tani jam shkëputur sepse synimet e mia janë në rritje. Hoqa dorë sepse tashmë dua të shfaqem ndryshe në sytë e publikut, jo vetëm si një velinë e bukur”, shprehet ajo.
Një emër i njohur në emisionin e ‘Top Channel’/ Njihuni





Për sa u përket fjalëve se ka pasur konflikte me stafin e ‘Zonë e Lirë’, përfshirë këtu moderatorin Çani, ajo i ka hedhur poshtë dhe ka treguar se ka marrëdhënie shumë të mira me stafin, marrëdhënie të cilat i ruan akoma shumë miqësisht edhe pas ikjes.
Një emër i njohur në emisionin e ‘Top Channel’/ Njihuni
Sigurisht, fama që Xheni mori nuk ishte e paktë dhe pyetjes sesi e përballoi, ajo i është përgjigjur duke treguar se nuk ka pasur probleme, përkundrazi është një njeri shumë i thjeshtë në përditshmërinë e saj.
Një emër i njohur në emisionin e ‘Top Channel’/ Njihuni





Tashmë që Xheni do të jetë në sytë e publikut çdo ditë, mbetet për të parë nëse do ta prekë këtë histori të vështirë dashurie apo ka vendosur ta hedhë pas krahëve, duke shpresuar që veç famës të gjejë edhe dashurinë.