




“Ia bëra qejfin vjehrrës”/ U shfaq e veshur me vello, Ana Gjini i ka dhënë fund beqarisë?





Pas ndarjes nga Bruno Shemsho, ish-konkurrentja e ‘Për’puhen’, Ana Gjini duket se prej disa kohësh ka nisur një romancë të re.
Disa ditë më parë ish-konkurrentja publikoi disa foto e veshur si nuse ku mori dhe komplimenta të shumta në sektorin e komenteve, madje u aludua se mund t’i kishte dhënë fund beqarisë.
E ftuar në “Ftesë në 5”, Ana zbuloi se arsyeja përse u bë nuse ishte vjehrra e saj por nuk i hodhi poshtë faktin se shumë shpejt do të kurorëzojë dashurinë, sipas saj ajo i plotësoi dëshirën vjehrrës për ta parë nuse.
“E bëra për qejfin e vjehrrës time sepse kishtë dëshirë të më shikonte nuse dhe unë ia plotësova këtë dëshirë dhe u bëra nuse, ia tregova sesi do të duket nusja e saj e ardhshme…
Do të bëhem shumë shpejt por do tja lejmë kohës tani, nuk është aspak shaka e kam shumë seriozisht”– u shpreh Ana./panorama