




Të rinjtë duket se po kryejnë gjithnjë e më pak marrëdhënie seksuale. Studimet e fundit tregojnë se intimiteti te të rinjtë ka rënë ndjeshëm. Për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan psikologu Jashar Demiri.





Ai ka treguar se dikur marrëdhëniet intime kanë qenë më të shpeshta ndërsa tani çiftet janë më të distancuar. Gjithashtu ai ka treguar se sa herë duhet të bëjë dashuri një çift për të qenë i shëndetshëm. Psikologu është shprehur se çifti duhet të kryejë marrëdhënie sa herë që ndjen dëshirë, por dy herë në vit, për të është shumë pak.