




Pas ‘sherrit’ për vathët, Dafina dhe Era shfaqen me balluke derisa kjo e dyta bën edhe një thumb





Pas dramës për një palë vathë, Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi nuk kanë kursyer sërish thumbat për njëra-tjetrën.
Dafina ka publikuar disa fotografi në Instastory, ku shfaqet me baluke, ndërkohë pas saj edhe Era postoi fotografi pothuajse i njejti stil me baluke.
Krahas fotografive, këngëtarja ka shkruar: “Trend bëj, nuk ndjek”. Ky mesazh është parë si një mesazh ndaj Dafina Zeqirit pas akuzave që hodhi ndaj saj për vathët. Disa javë më parë, Dafina thumboi Erën se kishte kopjuar vathët e saj me perla, në klipin që priste të sillte.