




Adriana Matoshi: Çka u bo bre Gani, çka po kqyr?





Një video është bërë virale në rrjete sociale, ku njëri i drejtohet njëfarë Ganiu, duke i thënë se përse po e shikon.
Këtë pyetje, e ka përdorur aktorja e deputetja Adriana Matoshi, për ta shoqëruar një nga fotot e saj të fundit të postuara në Instagram.
Adriana Matoshi, ndonëse me shumë angazhime si deputete, por edhe aktore, gjen gjithmonë kohë edhe për rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.
Adriana, ka hapsirat e veta në Facebook, Instagram, por edhe në Tik-Tok ku kohë pas kohe lanson video mjaftë interesante.