




Sytë e gjithë publikut janë përgatitur tashmë për të ndjekur programet e kërcimit, interesi më i madh ishte ‘takimi’ publik i Borës dhe Donaldit këtë herë si kolegë.





“Panorama Plus” lajmëroi bashkëpunimin e dyshes në skenë disa muaj më parë, duke zbuluar edhe një pjesë tjetër të konkurentëve por atëherë kur nuk pritej, Beatrix duket se u fut në lojë (përsëri).
Ishte Alketa Vejsiu ajo që nguc fansat, duke postuar në Instagram një video të publikuar nga një faqe fansash ku shihet Beatrix dhe Iliri duke kërcyer në ‘Big Brother VIP’ krah postimit shkruhet:
“Momenti më artistik i BBVIP nga Iliri dhe Beatrix e duam të realizuar në skenën e ‘Dance With me’”.





Fakti që moderatorja e ka rishpërndarë postimin na bëri të mendojmë se Beatrix do jetë pjesë e emisionit dhe me sa duket kjo u konfirmuar me një foto të fundit që po qarkullon, në rrjet u publikua së fundmi një foto të këngëtares Beatrix Ramosaj së bashku me Alketa Vejsiun dhe menaxherin Popi Kola ky i fundit njihet për punën e tij në programet e TV Klan, teksa e njëjta media shkruan se me siguri ata po diskutojnë detajet e fundit të konkurimit të këngëtares në spektakël.
Por ditën e djeshme është publikuar kasti i plotë i artistëve që do të marrin pjesë dhe si shumë mund ta vënë re, Trixa mungon, këngëtarja nuk është bindur për t’u rikthyer në ekran, këtë herë në një sfidë kërcimi, duke zgjedhur ti thotë jo ftesës nga producentët pavarësisht tentativave për ta bindur dhe takimeve intensive që ka pasur, ajo ka zgjedhur mos të jetë në skenë.





Duket se pas ndarjes nga Donaldi, Trixa i ka pasur të kufizuara daljet publike, duke preferuar të hesht rreth gjithçkaje që ndodhi nëse do të ishte pjesë e sfidës së kërcimit, vështirë se do të kalohej pa u pyetur, apo pa u ngucnë lidhje me historinë e saj e duket se Beatrix ka preferuar që mos të vijojë me ‘telenovelën’ e nisur brenda Big Brother.
Ndonëse publiku ishte përgatitur për “Part 2” të kësaj historie, duket se do të mjaftohemi me historinë e dashurisë, tashmë të konfirmuar nga Bora e Donaldi./Panorama/