




Duket se të zihesh në ekran tashmë është kthyer në trend. Fillimisht nisi në Përputhen 2 ku Edit nuk i pëlqen hyrja e Dorit. Pas disa kunjash në emision, ata të dy janë kapur me grusht në prapaskenë, ndonëse kjo nuk u transmetua kurrë.





Por duket se kjo sjellje ripërsëritet. Këtë herë në një televizion të pa rëndësishëm në Kosovë, po bëhet “It’s my home”, i cili është një kopje e “Kafazi i Artë”. Por në një gradë më të ulët, teksa banorët degradojnë në ofendime dhe madje në goditje.





Mbrëmjen e djeshme pasi konkurrentët janë kapur me njëri tjetrin, duket se një djalë është acaruar, duke goditur vajzën me shapkë në fytyrë. Një sjellje e patolerushme dhe ajo ka shpërthyer në të qara.