




Pavarësisht se sollën një super hit në 2018, raporti mes Taynas dhe Don Phenom u ftoh një vit më pas.





Në një kohë kur Instagrami tregon shumë, u vu re se reperët nuk ndiqen më me njëri-tjetrin.
I pyetur në “Abc-ja e mëngjesit” nga Alban Musa për thashethemet që kanë qarkulluar nëse flet apo jo me reperen, reperi tha:
“Unë e dua shumë Taynën dhe e përshëndes. Kemi një marrëdhënie të paparë. Kemi një respekt reciprok, për të dhe krejt stafin e saj. Fansat ose dikush e ka krijuar këtë për klikime. E kam shoqe”, përfundoi ai.