”A jeni martuan në fshehtësi”/ Sarah dhe Pajtimi po i bëjnë të gjithë lëmsh me postimet e tyre


”A jeni martuan në fshehtësi”/ Sarah dhe Pajtimi po i bëjnë të gjithë lëmsh me postimet e tyre

Rrjetet sociale janë të mbushura plot hipoteza të çuditshme, sidomos për jetën e personazheve publike.

Çifti i njohur Sarah Berisha-Dj Pm ndodhen së fundmi me pushime dhe kanë ndarë edhe me ndjekësit e tyre pak rreth aventurës së tyre të fundit. Mirëpo, ka edhe nga ata që aludojnë se ata mund të ndodhen në muaj mjalti.

Blogerja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku mes të tjerash dikush shkruan: “A mos jeni në muaj mjalti që po bëni kaq shumë pushime bashkë?”

Përpara se këto hipoteza të pushtonin rrjetet sociale, blogerja ka sqaruar se janë thjesht me pushime. Duke sqaruar se nuk kanë kaluar shumë kohë gjatë verës për shkak të angazhimeve, Sarah shpjegoi se

“Pm gjatë verës më shumë e keni parë ju se unë. Nuk është muaji mjalti, janë thjesht pushime verore, pas sezonit”-tha Sarah.

Pm, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, ka folur si rrallë herë për partneren e tij dhe planet për të ardhmen.

Mes të tjerash një ndjekës pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku. Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.

“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë.

Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”- shprehet ai në videon e publikuar në Instastory.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *