




Osli Bylyku dhe Egli Tako po shijojnë një romancë të bukur dashurie prej më shumë se 4 vitesh, ata kanë treguar se bashkëjetojnë, teksa janë bërë partnerë edhe në skenë, duke sjellë disa këngë bashkë.





Gjithsesi, çifti nuk e ka çuar ende marrëdhënien në një nivel tjetër, siç është fejesa për shembull.
Egli ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku mes të tjerash është pyetur:
“A je fejuar me Olsin?”, pyetje të cilës i është përgjigjur me “Jo”./Panorama/