




Këngëtarja Rina Balaj ka qenë mjaft e përfolur së fundmi në mediat rozë, fillimisht për ndarjen nga i dashuri i saj, dhe së fundmi për thashethemet që nisën për raportin e saj me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Andi Artani.





Gjithçka nisi nga foto që vetë Rina publikoi në Instastory, ku shfaqej Andi, dhe kaq mjaftoi që të nisin aludimet në lidhje me raportin e tyre. Por duket se këngëtarja dëshiron të shuajë dyshimet, teksa së fundmi ka ‘reaguar’ përmes një tjetër postimi.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto-album ku shihet se po gjuan me armë.
“Shfletoni për të parë të dashurën time/ shoqen time; (girlfriend në anglisht mund të përkthehet si “e dashur” ose “shoqe”)”- shkruan ajo krahas postimit, ku në foton e fundit shfaqet me modelen Trejsi Sejdini.





Në një intervistë me T7 Rina tha se ajo dhe Sin Boy kanë kohë që janë ndarë por ndarja e tyre u zbulua vetëm së fundmi kur vendosën mos të ndiqen në rrjetet sociale. Gjithsesi duket se dy artistët ruajnë ende marrëdhënie të mira sepse Rina tha se ata kanë vijuar punën e tyre edhe pas ndarjes, madje vlerësoi kohën që kanë kaluar bashkë.