U bë nënë pak javë më parë, moderatorja e njohur e Top Channel publikon foton: Sfida më e vështirë me të cilën po përballem


Pak javë më parë moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashenti mirëpritën në jetë djalin e tyre Nolan Sol.

Ashtu si gjatë shtatzënisë, edhe tani që është bërë nënë moderatorja është mjaft aktive në rrjetet socile, duke ndarë momente me të birin.

Së fundmi ajo ka postuar një foto në profilin e saj, ku shihet duke i dhënë gji djalit të saj.

“Këto janë momentet e mia më të bukura me ty. Kur dua të të përqafoj e mos të lë të rritesh sepse e di që s’do të jesh asnjeherë kaq i vogël sa sot. Gjidhënia është sfida më e vështirë dhe emocionuese me të cilën po përballem që nga dita e parë, por me ty mam asgjë s’me duket e pamundur. Për të gjitha ditët që dua të heq dorë, të kam ty për të më kujtuar se më ke bërë dhuratën më të bukur në botë kur më zgjodhe të isha mami yt”, ka shkruar moderatorja krahas fotove.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *