U nda nga reperi Sin Boy, Rina Balaj shoqërohet me ish- konkurrentin e ‘Për’Puthen’, çfarë e lidh me të?!


Këngëtarja e njohur, Rina Balaj, ka disa vite në tregun muzikor. Përveç stilit të saj muzikor, ajo ka marrë vëmendje herë pas here edhe me jetën private. Ajo prej vitesh bashkëjetonte me këngëtarin, SinBoy, dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Ata postonin në rrjetet sociale fotografi romantike me njëri-tjetrin, ku shprehnin publikisht dashurinë. Por ka disa kohë që ata nuk shfaqen më bashkë.

Së fundmi artistja ka dhënë një intervistë ku ka treguar se në fakt prej kohësh është distancuar nga SinBoy edhe pse bashkëpunimi i tyre në muzikë ka vazhduar.

E mesa duket pas ndarjes për Rinën ka nisur një kapitull i ri, pasi vetëm disa ditë më parë ajo ka ndarë një video në “Instastory” ku tregon se ndodhet në studio muzikore dhe asgjë nuk e mban larg pasionit të saj dhe të sjellurit surpriza për ndjekësit besnikë.

Një video e postuar pak më parë nga vetë bukuroshja na bëri të dyshojmë se ndoshta një surprizë mund të kemi në projektin e saj të radhës dhe bëhet fjalë për ish- konkurrentin e ‘Për’Puthen’, Andi Artani.

Teksa ka ndarë një postim ku shfaqet duke darkuar me të, Rina na ka shtuar dyshimet se ndoshta Andi mund të jetë pjesë si protagonist në videoklipin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *