




Modelja e njohur Arbenita Ismajli, këtë periudhë është marrë shumë me rrjetet sociale, sidomos TiKTok . Arbenita është goxha aktive në këtë platformë, ku shpeshherë ndan video argëtuese me fansat e saj.Mirëpo së fundmi, ajo ka realizuar një video ku nëpërmjet zërit në të, tregon se si “përgjigjet” ajo kur i thojnë nuk është shqiptare, por kosovare.





Edhe nga videoja e mësipërme duket se modeles nuk i pëlqen fare ky diferencim, në një kohë kur themi se Kosovë-Shqipëri jemi një.
Kujtojmë që disa kohë më parë Arbenit Ismajli u gjykua nga përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi publikoi një foto provokuese në Instagram. Kjo erdhi pasi në atë periudhë Feronit Shabani I njohur si Fero ndodhej në burg pasi sulmoi një person në makinë në qytetin e Gjilanit.