E preferuara juaj? Ja cila është kënga që po dëgjohet më së shumti nga shqiptarët!


Muzika është pjesë e pandarë e përditshmërisë tonë, pasi na shoqëron në çdo ambient të mundshëm, si në klube, makinë, shtëpi dhe loKale të ndryshme. Tani që pjesa më e madhe e klubeve të natës janë të hapura, artistët kanë patur mundësinë të performojnë pranë fansave të tyre të shumtë, madje ju kanë dhuruar dhe hite të bukura.

Emra të njohur të muzikës në vend kanë publikuar këngë të reja të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.

Por cila është kënga që po dëgjohet më së shumti nga shqiptarët?

Bëhet fjalë për projektin më të fundit të Donaldit nën titullin “Hesht”, këngë e cila i ka kaluar 1.5 milionë klikime.

Podiumi plotësohet nga këngëtari i ri Gjesti me këngën “Ku METE”, ndërsa në vend të tretë është bashkëpunimi i suksesshëm i DjGimi O dhe Alketa nën titullin “Kqyrni shoqe”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *