“Ka derri po s’tregon”, gazetari i nxjerr publikisht sekretin Noizy-t


Reperi i njohur Noizy ka qenë mjaft i komentuar për sukseset muzikore, teksa prej shumë vitesh me rradhë e kemi parë në skenë edhe në ditët e sotme vijon të mbetet ndër këngëtarët më të preferuar për publikun shqiptar. E ndërsa i përket jetës personale, ai është munduar të tregohet sa më hermetik.Së fundmi, reperit i kanë zbuluar një sekret. Eraldo Rexho ka publikuar një rubrikë në “Instagram”, ku pyet ndjekësit: “Po sikur të flasim këtu, për ca të doni ju”.

Mirëpo, dikush ka pasur kuriozitet të madh për Noizy-n. “Ka të dashur Noizy?”, ishte pyetja që bëri ndjekësi. Por si iu përgjigj gazetari? “Ka derri, po s’tregon”, shkroi ai. Kujtojmë që gjatë një interviste që dha më parë për “Abc e pasdites”, Noizy tha se martesa nuk është në planet e afërta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *